E rikonfirmuar: Andi Zeqiri do t’i bashkohet Kosovës, pritet vetëm kompletimi i dokumentacionit!

Është vetëm çështje kohe! Sulmuesi Andi Zeqiri do të jetë ardhja më e re te Kosova.

Lajmi është rikonfirmuar nga babai i tij, Avdi Zeqiri, në një lidhje direkte me emisionin Koha Shtesë, përcjellë Gazeta Olle.

Ai ka deklaruar që Andi do t’i bashkohet Kosovës menjëherë pasi të zgjidhë problemin me dokumentacion.

“Aktualisht i kemi disa probleme me dokumentacion, mirëpo është e kjartë që Andi e ka pranuar Kosovën”, deklaroi Avdi Zeqiri.

“Tani për tani nuk dihet se kur do të rregullohet dokumentacioni. Unë jam në kontakt të përditshëm me Agim Ademin”.

“Andi është promotori kryesor i kalimit te Kosova. Ai ka bërë kërkesë në FIFA për t’iu bashkuar Kosovës, por ende nuk kemi përgjigje”, shtoi ai.

Kujtojmë që Zeqiri pritet të vazhdojë karrierën në Angli te Brighton. /Gazeta Olle/