E rëndë, vdes mesfushori 21 vjeçar i Atalantas

Willy Braciano, mesfushori që ishte pjesë e moshave të Atalantës dhe në vitin 2019 u shpall edhe kampion Italie me të rinjtë, është ndarë nga jeta pas një beteje që pati me sëmundjen e kancerit.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë, të cilin të gjithë e konsideronin si Franck Kessie i ri, ishte shtruar në spital dhe ditën e sotme është mësuar se është ndarë nga jeta, duke humbur kështu betejën më të rëndësishme.

Willy kishte qenë edhe pjesë e kombëtareve të moshave të vendit të tij, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Sot u ndërpre edhe ëndrra e tij për t’u bërë një futbollist profesionist.