E rëndë: Gjyqtarët sulmohen me shishe pas ndeshjes në Shqipëri

Vllaznia ka vazhduar me fitore në Superioren shqiptare, kësaj radhe duke e mposhtur Bylisin me rezultat minimal 0:1.

Goli i futbollistëve shkodran erdhi në minutën e fundit të përballjes me golashënues Ardit Hoxhajn.

Por, kjo humbje siç duket nuk e kanë pritur aspak mirë nikoqirët të cilët pas përfundimit të ndeshjes sulmuan gjyqtarët me shishe.

Është dashur intervenimi i forcave të rendit për t’i shoqëruar gjyqtarët jashtë stadiumit.

VIDEO