Juventusi është gjobitur me 2000 euro pasi tifozët e tyre mbanin një pankartë që fyente presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
52-vjeçari Infantino mori detyrën nga ish-presidenti Sepp Blatter në shkurt 2016, por ai nuk ka arritur të shkundë polemikat rreth organizatës, me shumë fansa që janë ende tepër të pakënaqur me udhëheqjen e tij. Pankarta që shkaktoi gjobën, megjithatë, u konsiderua për arsye më personale.
Siç shkruan Calciomercato.com, tifozët e Juventusit mbajtën një pankartë ku shkruhej “Infantino palaqo’ nëntë minuta pasi ndeshjes së tyre në Serie A kundër Cagliarit të shtunën.
Banneri i drejtohej presidentit të FIFA-s për shkak të komenteve të tij disa ditë më parë në Firence, kur ai tha se “është dita perfekte për të qenë këtu “sepse Fiorentina fitoi dhe Juventusi humbi”.
Juventusit iu gjobitën 2000 euro si rezultat i banderolës dhe thirrjeve, duke i ndëshkuar ata për veprimin e tifozëve.
Infantino nuk ka qenë një figurë e dashur në vitet e fundit, veçanërisht pasi e mbrojti Kupën e Botës 2022 që shkoi në Katar. /Telegrafi/