E quajnë veten futbollistë profesionistë, por rrezikojnë karrierën dhe klubet e tyre nëpër turne në futboll të vogël

Kur futbolli kosovar është pothuajse i tëri në pushim dhe shumë prej skuadrave nuk e kanë finalizuar listën për sezonin e ri, shumë prej futbollistëve kohën e pushimit po e shfrytëzojnë edhe për të luajtur në turne të ndryshëm të futbollit të vogël ku rreziku për të pësuar ndonjë lëndim eventual është shumë i madh.

Kohëve të fundit, në një prej turneve më të mëdhenjë të vendit që po zhvillohet në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë janë parë shumë prej emrave të njohur të futbollit tonë, ndër të cilët edhe plotë nëntë lojtar që do luajnë në Superligë.

Sipas burimeve të Gazetës Olle, janë plotë 5 lojtar të skuadrës së Ferizajt që po luajnë në këtë turne, e sigurisht që ky fakt nuk do e gëzoj trajnerin Arbnor Morina, i cili edhe gjatë kohës kur drejtonte Arbërinë ishte i pakënaqur me faktin që lojtarët që kishte në dispozicion paraqiteshin herë pas here në fushat e futbollit të vogël.

Emra si Xhevdet Shabani, Bujar Shabani, Edon Sadriu, Dior Zabërgja, Labinot Jashanica, Mark Milicaj e të tjerë po japin kontributin e tyre në mënyrë që të arrihet deri tek fitorja e këtij trofeu, mirëpo kjo gjë mund t’i kushtoj shumë në vazhdim, pasi një rrëzim i gabuar dhe i dëmshëm në beton dhe sezoni i ri mund të rrezikohet, jo vetëm për ta, por dhe për skuadrat që i kanë nën kontratë.

Problematik është edhe rasti i Fitim Susurit me futbollistin prizrenas që po punon të transferohet jashtë vendit mirëpo në të njejtën kohë po rrezikon duke luajtur në turnetë veror. /Gazeta Olle/

Llapi afër akordit për të transferuar mesfushorin brazilian

Lushtaku flet pas dorëheqjes, ka disa fjalë për Taulant Dajakun