E pyesin për ofertat mbi Muriqin, trajneri bën humor në konferencë

Havier Agirre ishte i pranishëm në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme kundër Getafes.

Trajneri i Mallorcas ka shuar kureshtjen e gazetarëve, ku nuk kanë munguar edhe pyetjet në lidhje me Muriqin.

Sulmuesi shqiptar po shkëlqen këtë sezon në La Liga dhe në media është përfolur për një interesim të gjerë për shërbimet e tij në këtë merkato.

Pyetjes në lidhje me interesimin ndaj në Muriqit, Agirre ka vendosur t’i përgjigjet me humor, duke dyshuar në vërtetësinë e lajmeve që qarkullojnë.

“Sa dallohet që je gazetar (qesh)… shumë skuadra thotë, si e shpike këtë? Parimisht nuk kam informacion nga drejtuesit e sportit që ka interes për të marrë ndonjë lojtar. Tregu është i hapur dhe mundet të ndodhë çdo gjë, është e vërtetë, por shpresoj që të mos jetë kështu. Por jam i kënaqur me atë që kam, shpresoj që askush të mos largohet. Nëse dikush na vidhet sepse oferta është e pakundërshtueshme, ne do të shikojmë ta zëvendësojmë me dikë. Por për momentin nuk ka plane që dikush të largohet dhe ne qëndrojmë të heshtur”, ka deklaruar Havier Agirre.

Laçi zbulon arsyet pse zgjodhi transferimi te Sparta e Pragës

Tre ditë zie në Brazil pas vdekjes së legjendës Pele