E pranon vet mbrojtësi se ndeshja ishte e trukuar dhe shënoi dy autogola: E bëra këtë dhe të gjithë më përgëzuan

Në Ganë ka ndodhur diçka e çuditshme.

Në sfidën midis Ashanti dhe Inter Allies e përfunduar me shifrat 7-0 për këta të fundit, detaje tronditëse faktojnë se ky takim ishte i trukuar dhe do të përfundonte me rezultatin 5-1.

Ishte një takim me dhurim golash dhe për këtë ka folur dhe mbrojtësi i Inter Allies, Hashmin Musah i cili e pranoi se kjo ndeshje ishte e trukuar dhe se ai shënoi dy autogola.

“Kam dëgjuar në hotel para sfidës që ky takim do të përfundojë me rezultatin e saktë 5-1. Vendosa ta prish këtë plan për hir të futbollit dhe të shënoj edhe dy gola”.

“Unë nuk i toleroj bastet në këtë mënyrë. Pas takimit, kam marrë përgëzime nga kolegët e mi dhe trajneri”.

“Më herët, i premtova trajnerit se nëse ai do të më linte të dilja nga pankina, unë do ta thyeja bastin dhe kështu e bëra”, deklaroi Musah.

 

Drita lëshon biletat në shitje për ndeshjen e madhe ndaj Feyenord

Visar Kastrati me asistentët e tij delegohet në ndeshjen e Ligës së Konferencës