E pranon Karaxhiq: Platini i do serbët

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karaxhiq ka thënë se presidenti i UEFA-së, Michel Platini, i do serbët, por nuk ka ndikim në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karaxhiq pret lajme të mira nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Ai insistoi se Serbia nuk ishte fajtore për ndeshjen e ndërprerë kundër Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Madje, ai insiston se presidenti i UEFA-së, Michel Platini, i do serbët, por nuk ka ndikim në vendimin e Gjykatës.

“Fatkeqësisht në këtë rast nuk mundet! Nuk është fshehtësi se Platini na do… por këtu ai nuk pyetet. Vendosin anëtarët e Komisionit Disiplinor, që janë të pavarur, dhe tash edhe Gjykata e Arbitrazhit”, deklaroi Karadzic për “Alo.rs”.