E pickuan grerëzat, sulmuesi francez humbet miqësoren kundër finalistëve të Conference League

Alexandre Lacazette u rikthye këtë verë te Lyon pas disa sezoneve në Premier League ku veshi fanellën e klubit të Arsenal. Tashmë, e gjithë vëmendja është e përqëndruar te sulmuesi për të cilin pritshmëritë e francezëve janë tejet të larta.

Megjithatë, kjo aventurë e dytë me Lyon nuk ka nisur në mënyrën më të mirë pasi futbollisti është sulmuar nga grerëzat, madje ka marrë 10 pickime nga to.

Nga Holanda, aty ku Lyon është grumbulluar për të kryer fazën përgatitore Lacazette ka pësuar këtë incident të pakëndshëm dhe tashmë është vendosur në dyshim për miqësoren e së dielës ndaj Feyenoord.

Ndaj Feyenoord, Lyon do të zhvillojë miqësoren e radhës në vigjilje të sezonit të ri ndërsa për Lacazette është i penalizuar teksa grerëzat kanë prishur të gjitha planet./ss/

Zyrtare: Arijanet Muric prezantohet te Burnley

Zyrtare: Vedat Muriqi transferohet te Mallorca