E pazakontë, komentatori holandez ofendon Vidan: Ai nuk duhet të lejohet të luajë pasi është shumë i shëmtuar

Sierd De Vos, komentatori i njohur i televizionit holandez, para fillimit të ndeshjes Besiktas – Ajax (1:2) në Champions League, ofendoi në mënyrë të jashtëzakonshme Domagoj Vida.

Vida është kapiteni i Besiktas-it, ndaj kamera e ka zmadhuar në qendër kur shkëmbejnë flamuj me kolegun e tij Tadic në anën e kundërt teksa përshëndesin gjyqtarët, përcjell GazetaBlic Sport.

Më pas De Vos, para ndeshjes që u luajt në orën 18:45, tha:

“Vida nuk duhet të lejohet të luajë në këtë kohë sepse është shumë i shëmtuar, dhe tani fëmijët po shohin televizor. Prandaj Besiktas duhej të paguante dhe të kërkonte leje speciale që Vida të luajë”, komentoi holandezi.

Kundërshtoi vendimin e klubit, Hysaj duhet t’i paguajë 40.000 euro Napolit

Gjilani triumfon në derbi, Llapi fiton me përmbysje të rezultatit, Ballkani fiton pastër në shtëpi