E papritur, Azem Bejta ka shkëputur kontratën me Malishevën pak ditë pas prezantimit

Azem Bejta u larguar pas 18 vitesh nga Drenica për t’u transferuar te Malisheva.

Simboli i Drenicës u prezantuar te skuadra e promovuar në Superligën e Kosovës, para vetëm një jave, më 7 korrik, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë, pak minuta më parë ishte vetë Bejta i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka konfirmuar se ka shkëputur marrëveshjen me Malishevën.

“Nga sot dua ti njoftoj te gjitha shtresat e sportit ne Kosove se une Azem Bejta me pelqim te dyanshem shkeputa marreveshjen me FC Malisheven te bere pak dite me pare, falenderoj trajnerin Arsim Thaqi , kryesine dhe ne veqanti tifozet e klubit per mikpritjen qe me ben”, ka shkruar Bejta.

 

Mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën e tij mbrojtësi i njohur kosovar. /Gazeta Olle/

Formacionet zyrtare: Llapi – Shkupi

Formacionet zyrtare: Deçiq – Drita