E papranueshme, Eroll Salihu kërcënoi LIVE Faruk Statovcin: Ke hangër rreh njëherë, po rri qaty

Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka befasuar opinionin me gjuhen përdorur në emisionin DueliSportiv në RTV Dukagjini.

Salihu që për shumë vite punoi në FFK tash ka një mal akuzash ndaj këtij institucioni, derisa Statovci ka kërkuar nga ai se pse nuk kishte folur më herët sa ishte i punësuar aty, por tash kur je largu po jep kësi deklarata.

Kjo sikur nuk i pëlqeu Salihut, i cili ia përmendi një sulm që kishte ndodhur më herët ndaj trajnerit Faruk Statovci.

Kohë me parë Statovci, nga persona të panjohur dhe të maskuar ishte sulmuar fizikisht para banesës së tij duke i shkaktuar lëndie serioze në kokë, shkruan Ballkani.info.

“Njëherë ke hanger rreh për qito trimni të madhe që po bën. Rri se nuk je kompetentë me fole”, i ka thënë Salihu, Statovcit derisa ky i fundit ia ktheu.

“O nuk je ti që e rreh dike”

“Kur ke qenë aty i punësuar nuk ke fol se të ka ardhur mirë kur i ke marrë 4500 euro rrogë, pse nuk ke fol atëherë”, ka vazhduar Statovci drejtuar Salihut.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim.

I padiskutueshëm në formacionin e Partizanit, Ismaili starton ndaj Teutës

U lëndua ndaj Dritës, Zeka mungon ndaj Gjilanit për dy arsyje