E pamundur të harrohet: Ja golat më të bukur që i ka shënuar Maradona

Bota e futbollit është në zi. Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë.

Në moshën 60-vjeçare, legjenda e futbollit argjentinas ka vdekur. Disa ditë pasi festoi 60 vjetorin e lindjes, Maradona vdiq.

Tashmë mediat kanë mësuar edhe arsyen e vdekjes së legjendës argjentinase.

Pas një operimi në kokë, Maradona pati një sulm në zemër të cilin nuk arriti ta përballojë.

Por, kush ishte Diego Armando Maradona?

I lindur më 30 tetor 1960, Maradona ishte një futbollist i pensionuar argjentinas dhe një trajner.

Së fundmi, ai drejtoi klubin elitar argjentinas, Gimnasia de la Plata.

Ai njihet si njëri prej më të mirëve në historinë e futbollit botëror, derisa vizioni, kontrolli i topit, pasimet dhe aftësitë dribluese të tij ishin në nivelin më të lartë të mundshëm në fushë.

Maradona kishte shënuar shumë gola të bukur në karrierën e tij, derisa disa prej më të mirëve mund t’i gjeni në videon e mëposhtme.