E pabesueshme, trajneri thyen xhamin në Prizren

Feronikeli mundi 3:0 Kosovën e Vushtrrisë, në kuadër të rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshja u luajt në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, për shkak të kushteve më të mira.

Burime të Gazetës Olle, që ishin të pranishëm në ndeshje, bëjnë me dije se trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, ka thyer xhamin e njërës zhveshtore të stadiumit.

Ai këtë e bëri në shenjë reagimi të ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit të tij, Bujar Shabani nga gjyqtari kryesor.

Pas ndeshjes, Sejdiu u ka kërkuar falje drejtuesve të klubit prizrenas. Ai njihet njëri nga trajnerët më korrekt dhe më gjakftohtë në futbollin kosovar. (Gazeta Olle)

Sejdiu