E pabesueshme se si duket stadiumi “Adem Jashari” para ndeshjes

Duket e pabesueshme por është e vërtetë. Në stadiumin “Adem Jashari”, nuk ka aspak borë, përkundër reshjeve të mëdha që kapluan ditëve të fundit vendin tonë.

Pamjen e tregojnë më së miri fotot e siguruara nga Gazetaolle.com.

adem jasharii

E tërë bora është hequr, dhe fusha duket në gjendje të mirë për ndeshjen e sotme, ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89. Takimi është i vlefshëm për DigitAlb kupën e Kosovës.

Ndeshja nis në ora 13:00 dhe transmetohet direkt në SuperSport Kosova. (Gazeta Olle)

adem jashari