E pabesueshme: Paniku i madh te tifozët e Juves u shkaktua nga dy të rinj (FOTO)

Dy të rinj janë duke u hetuar nga autoritet italiane për shkaktimin e panikut në zonën e tifozëve të Juventusit, pasi ata janë shtirur sikur të ishin sulmues vetëvrasës për të bërë një rreng.

Rreth 20.000 njerëzi ishin grumbulluar në Piazza San Carlo të Torinos për ta shikuar në ekranin e madh finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Bianconerëve dhe Real Madridit.

Pas golit të tretë të Los Blancos, një zhurmë në formë shpërthimi shkaktoi panik, ndërsa njerëzit filluan të vraponin.

Rreth 1.527 njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimet, pasi janë rrëzuar gjatë ikjes dhe janë përplasur me njëri-tjetrin.

Duke qenë se në të gjithë Evropën ekziston një panik pas sulmeve në koncertin e Ariana Grandes në Mançester, shumëkush mendoi se ishte fjala për sulm terrorist.

Policia i ka analizuar xhirimet nga ky incident dhe i ka identifikuar dy të rinjtë që e kanë shkaktuar kaosin.

Njëri prej tyre ka qëndruar në mes të turmës me duart e ngritura lart, ndërsa kishte vetëm një çantë shpinë dhe pantallona.

Ai madje ka bërtitur disa fjalë për t’i bërë njerëzit të mendojnë se ishte kamikaz, ndërsa turma po vraponte në të gjitha anët.

Duke qenë se situata kishte dalë jashtë kontrollit, personi i dytë është përpjekur që ta largojë duke e tërhequr.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se dy protagonistët janë marrë në pyetje dhe kanë pranuar se ishte një rreng që shkoi shumë keq.

Nga të lënduarit, tre janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa në mesin e tyre është një fëmijë shtatëvjeçar. Ai ka arritur në spital me arrest kardiak dhe tash është në koma të induktuar për shkak të lëndimeve në kokë dhe në gjoks.

89_1496526420-4717088