E pabesueshme, Messi nuk është në mesin e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë’

“France Football” ka publikuar 30 kandidatët për fitimin e “Topit të Artë”, Fituesi i “Topit të Artë” do të zgjidhet në tetor, teksa nuk do të merren më në bazë statistikat dhe performancat gjatë një viti kalendarik, por çfarë ndodhi në sezonin 2021/2022.

Revista franceze ka zbuluar kandidatët, me Karim Benzema që cilësohet nga të gjithë si kandidati kryesor për triumfin e çmimit prestigjioz. Ajo që bie në sy është mungesa e Lionel Messit.

Rekordmeni i “Topit të Artë”, çmim që e ka fituar plot shtatë herë në karrierë. “Pleshti” mbylli sezonin e parë te PSG, teksa pak gjëra të bukura mbahen mend prej tij tek ekipi francez.

Messi jashtë listës së 30 kandidatëve nuk ndodhte prej 1 vitesh! Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City janë skuadrat më të përfaqësuara në listë me nga gjashtë futbollistë.

Një yll më pak në basketbollin femëror, Ulpiana Emra largohet pas një karriere brilante 

Blerim Krasniqi do të largohet nga Gjilani, ka oferta nga klube të dy shteteve evropiane