E pabesueshme, Kukësi largon trajnerin kampion, emëron Skënder Gegën

Duket e pabesueshme, por lajmet e fundit nga Shqipëria, konfirmojnë ndryshimet në shtabin teknik të Kukësit.

Pavarësisht se u shpall kampion me skuadrën, pronari i klubit, Safet Gjici nuk ka qenë i kënaqur me trajnerin Ernest Gjoka, i cili pritet të largohet.

“Kukesi ka kohë që po kërkon për një trajner të ri dhe ka kontaktuar me disa kandidatë. Nje takim i konfirmuar ka qenë edhe me teknikun serb të Luftëtarit, Milinkovic. Pavarësisht se Ernest Gjoka fitoi titullin kampion në Shqipëri, presidenti Gjici ka pasur pakënaqësi përgjate këtij rrugëtimi. Ish-trajneri i kombetares U-21, ka biseduar me drejtuesit e Kukësit dhe parimisht kanë rënë dakord”, shkruan faqja ‘Korrieri Sportiv’.

“Një marrëveshje që do zyrtarizohet dhe do bëhet publike, sapo të njoftohet edhe ndërprerja e bashkëpunimit me Ernest Gjokën”, shkruan më tej kjo faqe.

Kukësi për herë të parë në histori fitoi titullin kampion.

gega gega2