E pabesueshme: Klubi anglez, fushën sikur të Hajvalisë (FOTO)

E pabesueshme por e vërtetë. Në këtë gjendje (shihet në foto), ishte fusha e klubit të kategorisë së dytë të futbollit anglez, Blackpool, para ndeshjes së sotme kundër Nottingham Forestit, transmeton Gazetaolle.com.

Fotoja po bën xhiron e botës nëpër rrjetet sociale dhe mediat evropiane, ndërsa as gjendja e tmerrshme e saj nuk i pengoi futbollistët që t’i shënonin tetë gola. Ndeshja u mbyll 4:4.

Eh, duket se edhe Anglia e ka një fushë alla-Kizhnice. /Gazeta Olle