E Pabesueshme, humbin 46:0

Përfaqësuesja e Mikronezisë pësoi humbjen e tretë rekorde duke u mposhtur nga Vanuatu me rezultat 46:0, në kualifikime për Lojërat Olimpike në Rio.

Jean Katlack nga Vanuatu ishte realizatori më i mirë i takimit me – besoni apo jo 16 gola.

Mikronezia është duke e bërë paraqitjen e parë në garën e organizuar nga Konfederata e Futbollit të Oqeanisë (OFC), dhe u mposht 30:0 nga Tahiti dhe 38:0 nga Fiji në Lojërat Pacifike.