E nis edhe kampioni

Kampioni në fuqi, Ferronikeli, pas rreth një muaji pushim, është grumbulluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Takimi i parë ka qenë vetëm njoftues, ndërkaq të hënën do të nisin përgatitje për edicionin e ri.

Në këtë takim, munguan disa futbollist, mungesën e të cilëve e konfirmojë trajneri Gani Sejdiu.

“Ka qenë grumbullimi i parë pas rreth një muaji. Kanë qenë shumica e lojtarëve, përveq, Lulëzim Doshlakut, Qemial Elshanit, Fidan Gërbeshit dhe Përparim Livorekës që janë ende në pushime dhe të hënën do të bashkohen me ekipin. Ndërkaq, Lapidar Lladrovci, ende nuk dihet, pasi është në Shqipëri dhe ka gjasa që të nënshkruaj me ndonjë skuadër”, ka thënë Sejdiu për Gazetën Tribuna.

Trajneri i skuadrës nga Drenasi, ka pohuar se fazën e parë përgatitore do ta kryejnë në Sllatinë në një ambient të përshtatshëm, kurse fazën e dytë në fushën me bari artificial që është ndërtuar nga Komisioni Evropian në Drenas dhe brenda muajit pritet të jetë gati.