E ndërroi mbiemrin për një ekip në Evropë!

Vuajtjet e futbollistëve kosovarë për një jetë më të mirë, nuk kanë të sosur. Për të bërë karrierë ndërkombëtare, lojtarët nga Kosova ndodh që ta ndërrojnë edhe identitetin. Një rast i tillë ka ndodhur me sulmuesin Mendurim Hoti, i cili tash e dy vite, njihet si Mendurim Olluri.

Sulmuesi nga Malisheva ka marrë premtime nga menaxheri kosovar që vepron në Gjermani, Adam Olluri se do t’ia sigurojë një skuadër të huaj teksa e ka birësuar Mendurimin. “Tash e dy vite nuk njihem më si Mendurim Hoti por si Mendurim Olluri. Menaxheri Adam Olluri ka shprehur dëshirë që të më birësoj pasi që sipas tij, është e vetmja mënyrë që unë të fitojë ndonjë kontratë në ndonjë ekip të huaj. Familja ime ka pranuar që Adami të më bëjë djalin e tij”, ka deklaruar Mendurim Olluri.

Ky i fundit e ka nisur karrierën në skuadrën e Malishevës.

Ka luajtur edhe për 2 Korrikun, Teutën e Durrësit kurse në këtë vit i është bashkuar Feronikelit.

E, një arsye e fortë që e ka shtyrë Adam Ollurin, që ta birësojë Mendurimin është edhe fakti që Adami nuk ka djalë. “Ai i ka vetëm tri vajza, nuk ka djalë dhe në njëfarë mënyrë unë ia kam plotësuar dëshirën që ta ketë një djalë”, zbuloi Mendurim Olluri.

Përkundër të gjithave, rezultatet e birësimit, ende nuk kanë dhënë sukses.

Olluri