E mposhtën Llapin, por Sermaxhaj ka disa fjalë për futbollistët e tij

Drenica ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Llapit me rezultat 4-1.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Por, pavarësisht kësaj fitore, trajneri i kësaj skuadre, Sami Sermaxhaj u shfaq tepër kritik për futbollistët e tij pas përfundimit të ndeshjes.

“Luajëm më dobët se ndeshjet tjera. Ndoshta për shkak se ishin të lodhur për shkak të orarit të ngjeshur dhe skuadra nuk performoi mirë, mirëpo nuk guxojmë ta neglizhojmë kundërshtarin aspak, ashtu siç bëmë sot. Jemi në rrugë të mbarë për ta siguruar mbijetesën, por kemi edhe tri finale deri në fund dhe asgjë nuk ka përfunduar”, deklaroi Sermaxhaj.

Drenica me këtë fitore ngritet në kuotën e pestë të klasifikimit me 41 pikë të tubuara dhe tashmë mund të marrë frymë më lehtë.

/Gazeta Olle/