E mposhtën Dritën me shumë vështirësi, por Feyenoordi triumfon lehtësisht ndaj Luzernit

Gjiganti holandez Feyenoord u desh të djersitën fortë për ta mposhtur gjigantin kosovar Dritën në rrethin e dytë të UEFA Conference League.

Pas 180 minutave lojë, Feyenoord triumfoi me rezultat të ngushtë 3-2, në një ndeshje në Roterdam që ishte e jashtëzakonshme.

Drita e kishte dominuar taktikisht gjigantin holandez, por eksperienca e tyre bëri që ata të shënonin një gol në minutën e fundit dhe të kalojnë tutje.

Por për dallim që Dritën e mposhtën me shumë vështirësi, Feyenoord ka triumfuar lehtësisht në ndeshjen e parë të rrethit të tretë në Ligën e Konferencësn.

Gjiganti holandez e ka turpëruar Luzernin e Zvicrës me rezultat 0-3.

Kjo ndeshje është një tregues i mirë se futbolli kosovar nuk është larg atij zviceran, pasi nëse shihen ndeshjet e Feyenoordit me Dritën dhe Luzernin, atëherë gjilanasit kanë qenë shumë shumë më mirë se skuadra zvicerane.

/Gazeta Olle/

FANTASTIKE: Prishtina mposhtë Bodo/Glimt në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës

Festë e madhe e Plisave në shesh pas fitores së Prishtinës