Skuadra e Gjilanit e ka mbyllur vitin 2019 në pozitën e dytë në tabelën e Ipko Superligës.
Tashmë, kjo skuadër ka shkuar në pushime dhe do t’i rikthehet përgatitjeve në fillim të janarit 2020, shkruan Gazeta Olle.
Por, faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetet sociale ka postuar sot gjatë ditës fotot më të mira për këtë vit.
Miqësorja në Zvicër, fitorja në Drenas e disa momente tjera janë etiketuar nga Gjilani.
“Fotografitë dhe momentet më të mira të vitit 2019”, thuhet në postimin e SC Gjilanit.