E mbani mend Kabashin, ja ku luan

Elvis Kabashi është shqiptari i vetëm që po luan këtë sezon në Holandë.

Mesfushori 21-vjeçar i Juventus-it luan si huazuar me Den Bosch në Jupiler League – divizioni i dytë në Holandë, për të marrë përvojë e pasur më shumë minuta në këmbë.

15 ndeshje të aktivizuara dhe 1 gol (ndaj Telstar në barazimin 1-1), ku dhe po shkëlqen me ekipin e tij holandez, pas aventurës së shkurtër në Pescara.

Këto janë statistikat e ish-lojtarit të Shqipërisë U-19, e që me anë të një letre dërguar FSHF-së refuzoi publikisht të vishte fanellën kuqezi, me shpresën se do të thirrej një ditë nga Italia.

Ndeshja e fundit e durrsakut Kabashi është e ajo e 6 prillit, 90 minuta të plota në barazimin pa gola Fortuna Sittard-Den Bosch.