E mahnitshme, shpallen kampion pas 115 vitesh

Skuadra e Gentit është shpallur sonte kampion në elitën e futbollit belg. Triumfi historik i tyre erdhi pas fitores 2:0 ndaj Standard Lieges.

Gent e fiton titullin për herë të parë pas 115 vitesh.

Pjesë e Gentit janë edhe dy futbollistët kosovarë: Enis Gavazaj e Rron Broja, që luajnë me ekipin U-21. Gavazaj vitin e kaluar ishte edhe në ekipin e parë.

Ata lënë prapa Club Bruggen dhe Anderlechtin e Besnik Hasit. Të dyja këto skuadra po luftojnë për vendin e dytë që dërgon në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve. (Gazeta Olle)