E lë Maqedoninë për Shqipërinë?

Sulmuesi shqiptar nga Tetova, Valmir Nafiu, pritet t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.

Mediat maqedonase raportojnë se kapiteni i U-21 ka braktisur shpresat e Maqedonisë, duke bërë si i dëmtuar.

Sipas “macedonianfootball.com”, sulmuesi që aktivizohet në Qipro me klubin e famshëm, APOEL Nikosia, po flirton me Shqipërinë.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë e ka kuptuar këtë, por ende nuk po reagon për braktisjen që Nafiu i ka bërë ekipit U-21″, citonte portali maqedonas.

Kësisoj, nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen sulmuesi i talentuar të bëhet pjesë e kuqezinjve. Nuk është hera e parë, që sulmuesi Nafiu lakohet, si kandidat i mundshëm për t’u veshur kuqezi. (sportal.al).

Nafiu