E lë Kroacinë, për Kosovën e Shqipërinë

Talenti kroat i Hajdukut të Splitit, Elvir Maloku nuk do të luaj më me Kombëtaren Kroate. Talenti 18 vjeçar do të zgjedhë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kam vendosur mos të luaj më me Kroacinë. Do të zgjedhë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Duhet të pres nëse më thërrasin. Më herët Shqipëria më ftoi por atëkohë nuk më liroi klubi. Tani do të pres ftesën tjetër” ka thënë Maloku për Jutarnji.hr.

Elviri ka përfaqësuar Kombëtaren Kroate për grupmoshat U17 dhe U19.