E lë Hajvalinë, i ‘kapet’ muzikës tallava (FOTO)

Në moshën 12-vjeçare nisi të merrej me futboll duke u angazhuar në klubin e Dritës nga Gjilani. Aktivizohej si mesfushor por edhe si mbrojtës. Për një kohë luajti edhe për Hajvalinë por, muzika e flinte gjithmonë në zemër. Sa herë që i jepej rasti, këndonte duke i argëtuar familjarët, shokët, e bashkëlojtarët. Ai merrte pjesë edhe në disa koncerte.

Fjala është për Eroll Muratin. “Krahas futbollit, e kam dashur edhe muzikën, gjithmonë kam kënduar”, nis bisedën për Gazetën ‘Olle’, Eroll Murati.

E, një nga dashuritë e tij, 27-vjeçari tash e një vit e gjysmë, e ka harruar. “E kam lënë futbollin pasi që prej tij nuk ka shumë perspektiv. I jam përkushtuar vetëm muzikës. Këndoj nëpër evente të ndryshme por edhe nëpër ahengje familjare. Këndojë me kolegë nëpër të gjithë Evropën. Nuk jam bërë pishman që e lash futbollin pasi që me muzikë, ka më shumë perspektiv”, pohoi Eroll Murati.

Eroll eraoll