E la sërish jashtë 18-shes, trajneri vjen me deklaratë të arsyetim të papritur për Aro Muriq

Aro Muriq po numëron ditët e fundit të huazimit të tij tek Nottingham Forest.

Madje, ditët e fundit për të nuk ishin aspask të mirë, sidomos ajo e ndeshjes së mbrëmshje ndaj Hull Cityt.

Portieri i Kosovës nuk u ftuar as në 18-she nga trajneri Sabri Lamouchi, i cili gati për tërë sezonin e kishte lënë në bankinë.

I pyetur nga gazetarët për arsyen e lënies jashtë bankinës, ai ka dhënë një arsye pa shumë sqarime.

“Jo, nuk ka asgjë të veçantë. Ishte vetëm vendimi ynë dhe asgjë tjetër”, deklaroi Lamouchi për “nottinghampost.com”, raporton Gazeta Olle.

Muriq ishte huazuar në verë nga Manchester City, po pas disa ndeshjeve e humbi vendin e titullarit.

Ai pritet të largohet në janar për t’u huazuar në ndonjë skuadër tjetër, aty ku mund të gjejë veten si titullar.

Nottingham garon në Championshipin anglez. Mbrëmë mposhti 2:0 Hullin.