E kryer, Ronaldo do t’i bashkohet skuadrës arabe Al Nassr

Pas javësh spekulimesh, Cristiano Ronaldo që kishte mbetur si lojtar i lirë tashmë ka gjetur klub të ri, pasi do të jetë pjesë e Al-Nassr.

Lojtari nënshkroi të premten pasdite, me klubin që do të njoftojë zyrtarisht nënshkrimin e tij pas një ndeshje që e zhvillon kundër Al Khaleej të shtunën.

Gazeta saudite Arriyadiyah e ka konfirmuar lajmin për Ronaldo, pasi ky i fundit i kishte kryer ekzaminimet mjekësore.

Mendohet se pjesa e parë e këtyre testeve tashmë është kryer, ndërsa faza e dytë pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Ëndrrat e 37-vjeçarit për të luajtur futboll në Ligën e Kampionëve duket se kanë marrë fund, me sulmuesi do të shpërblehet mirë me një pagë marramendëse.

Sipas CBS Sports, Ronaldo do të fitojë 75 milionë dollarë në vit në Al-Nassr, ndërsa do të kalojë edhe në rolin e ambasadorit pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar në vitin 2024. Por paga nuk do të jetë kaq, pasi portugezi do të fitojë shuma marramendëse edhe nga marrëveshjet komerciale.

Tani ka mbetur që gjithçka të konfirmohet nga klubi dhe lojtari.

Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan e mbyll me sukses vitin 2022

Skuadra italiane bën ofertë për transferimin e Xhuliano Skukës nga Partizani