Khedira te Juventusi, testet mjekësore sot ose nesër

Sami Khedira në edicionin e ardhshëm do të luajë për Juventusin dhe për të zyrtarizuar një gjë të tillë, mungojnë vetëm disa detaje.

“Gazzetta.it” shkruan që marrëveshja ndërmjet palëve është arritur, ndërsa shumë shpejtë reprezentuesi gjerman do t’i kryejë edhe testet mjekësore.

Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet gjatë ditëve në vijim. /Gazeta Olle