Sherif Kallaku te Partizani është vetëm çështje ditësh.
Marrëveshja për huazimin e fantazistit të kombëtares shqiptare te të kuqtë e kryeqytetit është arritur me Lokomotivën e Zagrebit që pas huazimit 6-mujor të Kallakut te Teuta, ka vendosur që për pjesën e dytë të këtij sezoni ta lejë sërish lojtarin të luajë në Kategorinë Superiore por tashmë te Partizani.
Burime të Supersport bëjnë me dije se transferimi i Kallakut te Partizani do të zyrtarizohet ditën e hënë me lojtarin që do dalë menjëherë në stërvitje me të kuqtë kryeqytetas.
Për Kallakun u përfol edhe për një transferim të mundshëm te Laçi dhe te Dinamo në huazim por në fund futbollisti zgjodhi të kuqtë.