E kryer, Aro Muric po e kompleton transferimin në klubin e ri

Arijanet Muric është bërë me skuadër të re dhe tanimë ka mbetur vetëm të bëhet zyrtare.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës u rikthye te Manchester City pas një viti huazim te Adana Demirspor në Superligën e Turqisë.

Huazimi në kampionatin turk i bëri mirë Aros që shkëlqeu dhe ishte ndër tre portierët më të mirë në Turqi.

Por përkundër insistimit të Adanas, Aro nuk do të mbetet aty dhe ka vendosur tanimë për skuadrën e re.

Mediat angleze e kanë bërë fakt të kryer që Muric do të transferohet te Burnley dhe tanimë marrëveshja është arritur.

Manchester City është bindur nga oferta prej 3,5 milionë euro e Burnleyt për ta shitur reprezentuesin kosovar.

Gjithsesi gazetari i Daily Mail, Jack Gaughan ka njoftuar se City ka përfshirë në marrëveshje një opsion ku mund ta riblejë Muricin në të ardhmen.

Zyrtarizimi i Aros si portier i ri i Burnleyt pritet të ndodhë gjatë 24 orëve të ardhshme. /Telegrafi/

I buzëqeshur nga shtrati i spitalit, Haller nuk i dorëzohet kancerit

Gjithçka gati për turneun ‘Fadil Vokrri’