E KONFIRMUAR: Tjetër largim i madh nga Vushtrria

Tjetër largim nga skuadra e Vushtrrisë e cila gjendet në pjesën e poshtme të tabelës në Superligë.

Tashmë, largimin e ka konfirmuar edhe mbrojtësi i njohur, Ismet Caka, përcjellë Gazeta Olle.

Ai për gazetën zbuloi arsyet e largimit nga Vushtrria.

“Kam vendosur qe ta nderpres bashkepunimin me FC Vushtrrine per shkaqe objektive. Nuk jemi dakorduar per disa gjera dhe keshtu vendosem ti ndajme rruget”.

“Jam ne pritje te kompletimit te dokumentacionit per tu liruar, pasi qe klubi ka ende detyrime ndaj nesh”.

“Jam i hapur per te biseduar me klubet tjera dhe tashme eshte e sigurt qe ne pranvere do te jem pjese e nje klubi tjeter”, tha Caka.

Caka, ka qenë pjesë e shumë skuadrave të ndryshme kosovare në vitet e fundit./Gazeta Olle