Vazhdojnë largimet nga skuadra e Dukagjinit të Klinës.
Tashmë, pas Flamur Nezirit dhe Leotrim Beqirit, largimin e ka konfirmuar një tjetër futbollist, përcjellë Gazeta Olle.
Bëhet fjalë për Denis Halitin, i cili lajmin e ka konfirmuar në llogarinë e tij në Facebook.
“Përmes këtij publikimi dua që të ju informoj se kam ndërprerë bashkëpunimin tim me KF Dukagjinin. Pas bisedës me drejtuesit e klubit u dakorduar që të mbyllim marrëveshjen. Unë dua ti falënderoj drejtuesit e klubit, stafin teknik për besimin, bashkëlojtarët dhe tifozët për mbështetje”, ka shkruar Haliti.
Dukagjini, pas 17-të xhirosh numëron vetëm 8 pikë dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë./Gazeta Olle