Skuadra e Vushtrrisë ka kaluar në një edicion jo të mirë së fundi.
Kjo skuadër, rrezikon mjaft shumë rënien në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Gazeta Olle.
E nga Vushtrria sot largimin e ka konfirmuar një futbollist për gazetën.
Bëhet fjalë, për mesfushorin prizrenas, Qëndrim Gashi.
Ky i fundit tha se nuk ka arritur gjuhë të përbashkët për vazhdim tutje.
“Nuk jam futbollist i Vushtrrisë, kemi arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës dhe aktualisht po pres vetëm kryerjen e obligimeve ndaj meje, ndryshe, nga janari do të jem futbollist i lirë”, tha Gashi.
Deri më tani, largimin nga Vushtrria e kanë konfirmuar edhe dy futbollistë.
Bëhet fjalë për Alush Gavazajn dhe Dior Zabërgjën./Gazeta Olle