E KONFIRMUAR: Pas Krasniqit, edhe 3 largime të tjera nga Flamurtari

Flamurtari i Prishtinës pak ditë më parë ka prezantuar në postin e trajnerit, Bylbyl Sokolin.

Por, nga skuadra gjatë këtyre ditëve largimin e ka konfirmuar njëri nga futbollistët kryesor të kësaj skuadre, Egzon Krasniqi.

Gazeta, gjatë ditës së sotme ka kontaktuar me drejtorin sportiv të Flamurtarit, Arbnor Morina.

Ky i fundit, për Gazeta Olle ka zbuluar edhe tre largime të tjera nga skuadra.

Arbnor Morina dhe Bylbyl Sokoli.

“Po, përpos Krasniqit tashmë janë larguar edhe tre futbollistët që vinin nga Bullgaria e Maqedonia”, tha shkurtimisht Morina.

E futbollistët e larguar janë bullgari, Angel Granchov.

Si dhe, dyshja nga Maqedonia Veriore, Riste Ilijovsk, Ersin Fetahi.

Tutje, Morina tha se tashmë kanë filluar edhe bisedimet me disa futbollistë të cilët janë dëshirë e trajnerit, Sokoli dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të dihet e gjitha./Gazeta Olle