E KONFIRMUAR: Largim i madh nga KB Prishtina

Ndihmëstrajneri i deri tanishëm i KB Prishtinës, Andi Rashica ka konfirmuar largimin nga kjo skuadër.

Rashica, lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, përcjellë Gazeta Olle.

“Gjatë gjithë këtyre viteve jeta më dha një dhuratë të shkëlqyeshme, të punoja me ju, të kemi afër tifozë si ju dhe të shijojmë historinë që krijuam; Ligën Ballkanike, Champions League, Fiba Europe Cup, tituj, kupa, superkupa. Unë isha një nga ju dhe jam shumë i privilegjuar. Mirëpo për t’i mbrojtur parimet e mia dhe për ta respektuar veten, po lë diçka që e dua shumë, shtëpinë time. Do të më mungoni shumë, ju uroj të gjitha të mirat dhe do t’iu shoh së shpejti sepse nuk do të jem kurrë larg. Faleminderit KB Prishtina, faleminderit Plisat”, ka shkruar ai në Facebook.

KB Prishtina, këtë vit është eliminuar herët nga garat evropiane, ndërsa tani do të jetë e koncentruar vetëm në Superligën e Kosovës dhe në Play off-in e Kupës./Gazeta Olle