E KONFIRMUAR: Drita ndan rrugët me dy futbollistët e huaj

Drita nuk do të mundet të llogaritë në shërbimet e dy futbollistëve brazilian Gilberto Fortunato dhe Lucas Cardoso nga stinori pranveror.

Cardoso i ardhur nga Partizani i Tiranës në afatin kalimtar veror në formë të huazimit nuk ka arritur që ta shfaq potencialin e tij, kështu që i është hapur dera e largimit.

Përveç Cardosos, edhe bashkëkombasi i tij, Fortunato nuk e ka gjetur veten te Drita.

32-vjeçari i ardhur te skuadra gjilanase këtë verë nga Sport Boys ka lënë shije të hidhur te tifozët e Dritës duke shënuar vetëm pesë gola.

Trajneri Ardian Nuhiu në një bisedë me Zëri.info ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk do të llogaritë në shërbimet e dy futbollistëve të sipërpërmendur nga stinori pranveror.

“Brazilianët Ivan Cardoso dhe Gilberto Fortunato nuk janë tashmë pjesë e Dritës”, ka thënë Nuhiu.

I pyetur se nëse do të ketë largime të tjera, Nuhiu u përgjigj: “Jo, nuk do të ketë”.