E konfirmon Van Gaal, ky lojtar vjen te Manchester United

Trajneri holandez i Manchester United Louis van Gaal, gjatë një konference për media ka zbuluar se mesfushori italian Matteo Darmian, pritet që në ditët në vazhdim t’i kryej testet mjekësore te skuadra angleze.

“E kam lexuar në gazeta se Darmian, pritet që t’i kryej testet mjekësore dhe kjo është e vërtet”, deklaroi Van Gaal.