E konfirmon trajneri: Celina nuk është ende i gatshëm për lojë

Bersant Celina është rikthyer te Ipswich Town në League One (kategoria e tretë) në Angli.

Mesfushori nga Kosova u largua nga skuadra franceze Dijon për tu rikthyer edhe njëherë në Ipswich.

Megjithatë problemet që kishte me një infeksion në zemër, kanë bërë që debutimi i tij me Ipswichin të shtyhet për një kohë.

Ka qenë trajneri i Ipswich, Paul Cook që ka thënë se Celina nuk do të luaj këtë javë kundër Bolton Wanderers.

“Jo, Celina nuk luan këtë javë. Ndoshta në rastin më të mirë do të luaj të shtunën e ardhshme ndaj Lincoln, por kjo vetëm në rastin më të mirë”, tha Cook.

Tutje trajneri i Ipswich vazhdoi me fjalë të mëdha për Celinën, duke thënë se i garanton tifozëve se kanë një lojtarë shumë të mirë në radhët e veta.

“Unë mund t’i garantojë tifozëve se kemi një lojtarë vërtetë të mirë në duar, jam i sigurt se edhe ata janë shumë të ngazëllyer për ta parë”.

“E kam parë karrierën e Celinës dhe ai është pjekur shumë si një futbollist dhe si një person ai është përmirësuar shumë edhe si futbollist”.

“Gjëja më e mirë kur shkuam të bisedojmë me të ishte se ai donte vetëm klubin tonë”, përfundoi Cook.

Vëllaznimi merr pikët e plota, Ramiz Sadiku befason Ferizajn

Rroga të çmendura për realitetin shqiptar – Ja sa paguhen Ergys Kaçe dhe Liridon Latifi