E konfirmon Sahiti, ky futbollist i mungon Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka konfirmuar mungesën e mesfushorit Blendi Idrizi për ndeshjet e muajit shtator.

Idrizi ka pësuar lëndim në gju, gjë që e konfirmoi klubi i tij, Schalke 04, para disa orëve përmes një komunikate zyrtare.

Për këtë çështje, Lajmi.net, ka kontaktuar Sahitin që zbuloi se Challandes e kishte në listë mesfushorin dhe kishte pritur shumë nga lojtari, mirëpo lëndimi do ndikojë t’i humbasë këto tri ndeshje.

“Është e vërtetë edhe pse ka qenë në listë, ka ndodhur lëndimi dhe fatkeqësisht nuk do jetë gati. Kemi pritur shumë që në këto tri ndeshje do kontribuojë për ne, por për shkak të lëndimit nuk do jetë”.

“Listën është duke e bërë selektori, është kompetencë e tij dhe shumë shpejtë pritet ta publikojë, por sidoqoftë, e di që e ka pasur në listë dhe ka pritur shumë, mirëpo lëndimi ndodhi dhe besoj që nuk do jetë”, deklaroi Sahiti.

Ndërkohë, Kosova është mysafir i Gjeorgjisë me 2 shtator, pas tre ditëve takohet me Greqinë dhe pastaj e pret edhe Spanjën (8 shtator).

Lajm i keq për Kosovën, lëndohet futbollisti në prag të ndeshjeve të shtatorit

Stadiumet e mbyllura për shkak të COVID-19, mësohet shifra marramendëse e humbjeve nga klubet