E konfirmon për Gazeta Olle, ish mesfushori i Superligës: Më duan dy ekipe nga Superliga

Ansi Nika edicionin e kaluar ishte pjesë e Superligës së Kosovës te skuadra e Gjilanit.

Këtë edicion, mesfushori nga Shkodra është aktivizuar te Flamurtari i Vlorës, shkruan Gazeta Olle.

Këta të fundit, janë kaluar nga një krizë e madhe financiare dhe me shumë gjasë nga edicioni i ardhshëm do të luajnë me futbollistë të rinjë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Nika për gazetën.

“Te Flamurtari punët nuk po qëndrojnë mirë, është një situatë jo e mirë, por do të shoh si do të qëndrojnë punët e mbetura në ekip”, tha fillimisht Nika.

Tutje, shkodrani ka thënë se këtë afat kalimtar ka pasur interesim për të në Superligën e Kosovës.

“Unë aktualisht jam me pushime jashtë Shqipërisë, kurse menaxheri im po merret me këtë punën e ofertave, por më ka thënë se janë dy klube të interesuara nga Superliga e Kosovës për shërbime të mia”, përfundoi Nika.

29 vjeçari, më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Teuta, Laçi, Tirana, Kukësi e Vllaznia./Gazeta Olle