E konfirmon mediumi gjilanas: Ky është i larguari i radhës nga Drita

Betim Haxhimusa është larguar nga Fc Drita.

Bardhekaltrit ende nuk kanë njoftuar se kanē mbyllur bashkëpunimin me sulmuesin, Betim Haxhimusa, por Radio Star merr vesh se me pajtim të dy anshëm me futbollistin kanë ndërprerë kontratën.

Betim Haxhimusa i është bashkuar Fc Dritës në vitin 2018, nga skuadra rivale Sc Gjilani.

Sulmuesi me Fc Dritën ka fituar dy trofe, atë të Superkupës në vitin 2018, kurse në vitin 2020 u shpall kampion i Kosovës.

Zyrtare: Xhevdet Shabani prezantohet tek skuadra e re

Zyrtare: Vucaj nuk vendos të rikthehet në Shqipëri, transferohet tek kjo skuadër