E konfirmon Llapi: Tifozët e Buducnostit nuk udhëtojnë në Prishtinë

Tifozët e Buducnostit nuk do të udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e nesërme ndaj Llapit në Conference League.

Klubi i Llapit para pak çasteve e ka konfirmuar një gjë të tillë – duke shtuar se biletat në sektorin e jugut do të dalin në shitje për tifozët shqiptarë.

Bileta kushton vetëm 1 euro, kurse gjatë ditës së sotme ishte Batatina që konfirmoi se mbi 10.000 bileta tashmë janë shitur për duelin në “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë Llapi u mposht nga Buducnosti me rezultat 2-0.

Ja njoftimi i klubit:

Të dashur tifozë,

Ju njoftojmë se përshkak të mos pjesëmarrjes së tifozëve të ekipit mysafir, do të ketë në shitje edhe bileta për Sektorin e Jugut, të cilat kushtojnë vetëm 1 Euro.

Për lokacionin e shitjes së tyre do njoftoheni me kohë.

Poashtu ju njoftojmë se bileta në dispozicion për shitje kanë mbetur vetëm në Veri, një sasi e tyre dhe tashmë në Jug do jenë 2600 bileta në dispozicion.

/Gazeta Olle/

Gjilani zhvillon seancën e fundit stërvitore, vërehet atmosferë fantastike para ndeshjes me Liepajan

Watford shpërndan fakte interesante rreth Manaj: 12 sekonda për golin e parë dhe mjeshtër nga penalltia!