Në FIBA European Challenger për U16 te meshkujt, që do të zhvillohet nga 16 deri më 21 Gusht në Prishtinë do të ketë tifozë, por me kapacitet të 15 % të palestrës sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.
Biletat do të jenë falas, megjithatë, tifozët duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën.
Në këtë Evropian marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia.