E konfirmon Fabrizio Romano: Inter ka arritur marrëveshje me mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani

Nuk ka më dyshime, Kristjan Asllani do të jetë lojtari i ri i Interit.

Skuadra e madhe italiane ka arritur marrëveshje me lojtarin për transferimin, teksa do të paguajë 14 milionë euro tek Empoli për shërbimet e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Fabrizio Romano, eksperti i merkatos ka raportuar këtë marrëveshje mes lojtarit shqiptar dhe klubit të Interit.

“Interi ka arritur një marrëveshje me Empolin për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani – marrëveshje në fuqi për vlerën totale prej 14 milionë euro. Detajet përfundimtare do të zgjidhen së shpejti”, raporton Romano.

Ilir Daja për shortin në Ligën e Kampionëve: Ishim të përgatitur për këta kundërshtar

Lazio përballet me një problem të ri me Mallorcan për Muriqin