E kishin ndarë dhomën së bashku sa ishin në të njëjtin klub, Mirlind Daku e befason me një dhuratë Lumbardhin në Big Brother VIP Kosova

Lumbardh Salihu është një nga banorët më aktiv në shtëpinë më të famshme në Kosovë, atë të Big Brother VIP Kosova.

Ish-futbollisti kosovar ka filluar këtë aventurë tani e gjashtë javë dhe ka krijuar shumë situata brenda shtëpisë duke u bërë një nga banorët më të preferuar nga publiku.

Këtë javë Lumbardh Salihu ka fituar sfidën duke u bërë kapiten i javës, derisa ai ka marrë një befasi, ku ylli Shqipërisë, Mirlind Daku i ka nisur një video mesazh.

Në fakt Daku i ka dërguar Lumbardhit një fanellë të Kombëtares shqiptare që e kishte bartur në sfidën ndaj Moldavisë, derisa i ka uruar suksese jo vetëm Lumbardhit, por edhe pjesës tjetër të banorëve.

Lumbardhi e falënderoi shumë Mirlindin për befasinë dhe dhuratën, teksa tregoi se gjatë kohës që kishte ardhur për të luajtur për Llapin dyshja kishin ndarë gjithmonë dhomën.

Omer Bunjaku tregon për klubet që po interesohen për lojtarët e Ballkanit

U largua nga loja në minutën e 19-të, mësohet shkalla e lëndimit të Berat Gjimshitit